FAUNA E UJËRAVE TË ËMBLA


FAUNA E UJËRAVE TË ËMBLA
✤ Tërësia e kafshëve, shpendëve e peshqve që jetojnë në ujërat e ëmbla. Shumica e kanë prejardhjen nga fauna detare. Në grykat e lumenjve e gjiret detare me ujë më pak të kripur jeton fauna kalimtare, aë hyn në ujërat e ëmbla për kullotje (si qefulli i verës dhe kokdhani) ose për shtim (kubla). Llojet kryesore të iktiofaunës së ujërave të ëmbla në Shqipëri janë: troftat malore e Iiqenore (familja Salmonidae) dhe llojet endemike si korani, helushka etj. Peshqit përfaqësohen me rreth 50 lloje, nga të cilat rreth 35 autoktone, 10 migratore dhe 7 të sjella nga vende të tjera. Shpendët përfaqësohen nga 8 gjini: rosat (Anas) 6 Iloje, bajza (Fulica) 1 lloj, pulëbardhat (Larus) 4 lloje, karabullakët (Phalaerocorax) 2 lloje, çapkat (Arclea) lloje, çapkat (Egretta) 2 Uoje, zhytrrat (Podiceps) lloje dhe pelikani (Pelecanus) 1 Iloj. Një pjesë e mirë e insekteve vezët i lëshojnë në ujëra të ëmbla, ku kalojnë inkubacionin deri në të voglin. Ata shërbejnë si ushqim për peshqit, por mund të jenë dhe grabitqarë (Dytiscus sp.).

Ndër insektet kryesore janë: larvat e pilivesave (Odonata), Ephemeroptera (Ephemera vulgata), Diptera (Chironomus plumosus, Chaoborus sp.), larvat e mushkonjave (Culex e Anopheles), nga Hemiptera (Notonecta glauca, Corixa geoffroyi, Nepa cinerea). Ndër butakët: Linea stagnalis, Radix ovata, Bytliinia tentaculata; ndër këmbënyjëtuarit Anadonta sp.; ndër gamrrat e lumit Crostacea (Astacus astacus), ndër amfipodet: Gamarus pulex, Mysis oculata, ndër Cladocera: Sida cristalina,Polyphemus sp., Daphnia pulex, D.longispina, Moina sp., e Bosmina sp. etj. Ndër amfibët e reptilët janë studiuar bretkos-at, thithëlopat, e gjarpërinjtë. Aklimatizimi i llojeve të reja të peshqve ka përmirësuar strukturën e iktiofaunës së ujërave të ëmbis. Si më të rëndësishëm janë studiuar mjaft mirt: peshqit, zooplanktoni, shpendët e amfibët (shihL

(N.Rjl

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fauna E Ujërave Të Ëmbla


[cite]