FEJA
✤ Besim në ekzistencën e botës së përtejme dhe të forcave «të mbinatyrshme» që, sipas saj, përcaktojnë gjithçka në botë. Fenomen historikisht kalimtar. Si kudo edhe në Shqipëri besimi në F. lindi në lashtësinë e thellë, në kushtet e nivelit të pazhvilluar të forcave prodhuese të shoqërisë, të paditurisë dhe të paaftësisë së .njeriut për të kuptuar dhe shpjeguar dukuritë e natyrës rreth tij.
Në shoqërinë me klasa antagoniste rrënjët e besimeve fetare janë kryesisht klasore. «Shtypja shoqërore e masave punonjëse… ja rrënja më e thellë e sotme e fesë» (Lenin). Me lindjen e klasave antagoniste edhe në Shqipëri F. shërbeu si mjet për shtypjen e punonjësve dhe për forcimin e sundimit të shfrytëzuesve. Te pellazgët dhe te ilirët dukuritë më të herëshme të F. kanë qenë magjia, totemizmi, fetishizmi, animizmi etj. Format historike të zhvillimit të F. në vendin tonë kanë qenë krishterimi (shih) dhe islamizmi (shih). Në gjysmën e parë të sh.IV në Perandorinë Romake, ku bënte pjesë edhe Iliria, krishterimi u njoh si F. e ligjshme dhe më vonë u shpall zyrtare. Me ndarjen e kësaj perandorie në dy pjesë (v.395), Arbëria bëri pjesënë Perandorinë Romake Lindore (Bizant), ku krishterimi mori formën e ortodoksizmit, me qendër Patrikanën e Stambollit. Njëkohësisht, nëpjesën veriore tëvendit, upërhap katolicizmi me qendër Vatikanin. Mepushtimin osmantë Shqipërisë (sh.XV), dhe sidomos duke filluar nga shek.XVII, mori një shtrirje të gjerë islamizmi. Megjithatë F. në Shqipëri… «nuk mundi të zhviIlohet në formën e një botëkuptimi filozofik të stërholluar, por ka luajtur një rol negativ edhe si benzina e zjarreve të këqia» (E.Hoxha).
Si klasat sunduese dhe pushtuesit e huaj në bashkëpunim me to e shfrytëzuan F. për qëllimet e tyre shfrytëzuese dhe antikombëtare. Pushtuesi osman i shpalli katolikët-latinë, ortodoksët-grekë dhe myslimanët shqipiarë-turq, duke u përpjekur të ngjallë midis tyre, për qëllime antishqiptare, grindje dhe përçarje. Rilindasit shqiptarë në veprat dhe në organet e tyre të shtypit i demaskuan këto qëllime dhe shpallën se mbi gjithçka janë interesat e kombit: «Feja e shqiptarit është shqyptaria». Kleri i lartë fetar dhe institucionet e tij, kishat e xhamitë, si rregull u bënë vegël e pushtuesve të huaj dhe të klasave sunduese, megjithatë pati klerikë që përqafuan fuqimisht idenë kombëtare si Papa Kristo Negovani (shih), Fan S.Noli (shih), Hasan Tasini (shih), Ndre Mjeda
Në këtë kuadër u zhvillua edhe lufta për krijimin e kishës autoqefale të Shqipërisë dhe për shkëputjen e saj nga Patrikana e Stambollit.
Regjimi feudalo-borgjez i Zogut i përdori F. dhe institucionet e saj, si mjet për konsolidimin e sundimit të vet antipopullor, ndërsa fashistët italianë dhe nazistët gjermanë për të përligjur agresionin dhe pushtimin e Shqipërisë. Gjatë Luftës ANÇ PKSH i asgjësoi përpjekjet e pushtuesve të huaj dhe të tradhtarëve të vendit për të përçarë popullin në myslimanë e të krishterë. Ajo demaskoi dhe shkatërroi orvatjet e klerit të lartë, sidomos katolik, për të shkëputur masat popullore nga Partia dhe Fronti NÇ. Përveç kësaj, Partia, duke luftuar për bashkimin e popullit rreth Frontit NÇ pa dallim feje, krahine dhe ideje, në Luftën ANÇ, bëri të mundur që mjaft klerikë atdhetarë si Mustafa Xhani (shih), Fejzo Dervishi, Pais Vodica etj. të hidheshin në luftërk çlirimtare.
Në RPSSH me ndërtimin e shoqërise socialiste, u zhdukën edhe kushtet që e lirfclën dhe e mbajtën gjallë fenë. Si pasojë e transformimeve socialiste, e politikës së ndjekur nga shteti socialist ndaj fesë dhe e punës së madhe edukative të zhvilluar nga PPSH, u bë një hop i madh cilësor për çrrënjosjen e besimeve fetare e të zakoneve prapanike nga ndërgjegjja e njerëzve si dhe për mbylljen e të gjitha institucioneve fetare. Shqipëria u bë vendi i parë në botë pa kisha e pa xhami, pa priftërinj e pa hoxhallarë. (shih edhe: «Lëvizjet ideologjike për thellimin e revolucionit socialist»).
(M.Sh.—K.X.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Feja