FENERËT DETASË


FENERËT DETASË
✤ (Farët). Pajisje sinjalizuese me dritë, që shërbejnë për orientimin e anijeve gjatë lundrimit në kohë me mjegull dhe në errësirë. F.D. lëshojnë dritë me flakërima, nëpërmjet një aparature të veçantë, të vendosur mbi një ndërtesë a kullë në bregdet ose në një platformë apo pluskues në det. Si burim energjie për dritën përdoret vajguri, gazi acetilen, propani ose energjia elektrike. Pranë skelave detare të vendit ka patur F.D. që në lashtësi. F.D. i parë për detin e hapur u vendos në pjesën VP të ishullit të Sazanit më 1871. Deri në Çlirim u ndërtuan edhe 6 F.D. të tjerë të thjeshtë në bregdet, që nuk e siguronin plotësisht ■ lundrimin e anijeve. Pas Çlirimit, krahas zhvillimit të transportit detar (shih) u ndërtuan fenerë të rinj, u përmirësuan ekzistuesit, u bë elektrifikimi i fenerëve bregdetarë dhe u rrit largësia e pamjes së tyre. Sot bregdeti i vendit tonë është i pajisur me 20 F.D., si dhe fenerë të tjerë të vendosur në hyrjet e porteve detare, të cilët sigurojnë plotësisht lundrimin e parrezikshëm të anijeve në ujërat tona bregdetare.

(L.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fenerët Detasë


[cite]