FERRAJ LAZE
✤ (1897-1944). Veprimtar i dalluar i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Brataj të Vlorës në familjen e një atdhetari. Përqafoi idetë demokratike, përkrahu dhe mori pjesë në revolucionin demokratiko-horgjez të v. 1924. Kundërshtoi regjimin e Zogut, bashkëpunoi me Halim. Xhelon (shih). U lidh që në fillim me Luftën ANÇ, stani i tij ishte një nga bazat e saj. Komandant i njësitittë parë partizan të Bratajt (1942), drejtoi shumë aksione kundër pushtuesve fashistë, anëtar i Këshillit NÇ të Bratajt (1942). Anëtar i PKSH në dhjetor 1942. Dha ndihmesë të çmuar në luftën politike për demaskimin e Ballit Kombëtar dhe mbrojtjen e vijës së Partisë. U arrestua dhe u internua në Porto-Palermo nga fashistët italianë (1943). Ndihmoi gjallërisht në organizimin e qëndresës antifashiste të të internuarve. Zëvendëskomandant batalioni me formimin e Brigadës V S (1944), u shqua si drejtues e luftëtar i guximshëm. Ra heroikisht në luftë kundër nazistëve gjermanë në Vranisht të Vlorës më 21.2.1944.
(F.La.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ferraj Laze
[cite]