FERMA BLEGTORALE


FERMA BLEGTORALE
✤ Ndërmarrje blegtoraleku rriten e mbahen lloje të caktuara të bagëtive. shpendëve, për të marrë prej tyre produkte dhe për riprodhim. Para Çlirimit në Shqipëri ka pasur disa F.B., të cilat ishin pronë e fermerëve bujc. por pastaj kaluan kryesisht në duart e shoqërive italiane. Më 1922 u ngrit një fermë e tipit kapitalist në Xhafzotaj (Shijak), duke shpërngulur fshatarët vendas. Më vonë gjatë regjimit të A.Zogu: u ngritën një sërë fermash, si në Kavajë, Lushnjë, Bushat, të cilat ishin shtetërore; në Valias, Kamzë, Llakatund e gjetkë u ngritën F.B. të pronarëve vendës. Si pjesë përbërëse e kolonizimit fashist në Sukth një shoqëri italiane ngriti një ndërmarrje të madhe kapitaliste (EIAA), e cila më 1938 kishte rreth 5000 ha tokë e ku punonin qindra punëtorë italianë. F. e Llakatundit u përfshi në nje’ shoqëri (Shoqëria Industriale Bujqësore Shqiptare SIBS). Po kështu ferma shtetërore e Bushatit u kthye në një ndërmarrje bujqësore kapitaliste italiane. Me fitoren e revolucionit popullor u likuiduan të gjitha fermat private dhe të huaja. Pas Çlirimit u ngritën një sërë F.B. shtetërore, të cilat bënë të mundur zhvillimin e blegtorisë intensive mbi baza të përparuara e shkencore. F.B. mund të jenë të specializuara, ku përqendrohen krerët e të njëjtit lloj të gjësë së gjallë, ose të kombinuara ku grumbullohen krerët e disa llojeve. Ato vendosen si sektorë në pika të ndryshme të ekonomisë bujqësore, me synim që të ndihmojnë për kooperimin e bujqësisë me blegtorinë.

(Ko.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ferma Blegtorale


[cite]