FESTA POPULLORE E DRITËS
✤ (25 tetori). Dita e përfundimit të elektrifikimit të plotë të gjithë Shqipërisë, e shpallur nga KQ i PPSH si festë popullore, në përkujtim të 25 tetorit 1970, ditës së ndezjes së dritës elektrike edhe në fshatin e fundit të vendit. Shqipëria socialiste, e mbështetur në forcat e veta, nga vendi me më pak dritë në Evropë u bë një ndër pak vendet krejt të elektrifikuara. Kjo ishte një fitore e madhe historike e popullit shqiptar. Në përvjetorin e parë të kësaj feste, me vendim të KQ të Partisë dhe Këshillit të Ministrave, kooperativave bujqësore iu falën kreditë e pashlyera dhënë për elektrifikimin e fshatrave me një shumë prej 130 milionë lekësh. (shih edhe: Elektrifikimi)
(K.J.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Festa Popullore E Dritës
[cite]