FESTAT POPULLORE


FESTAT POPULLORE
✤ Ditë të shënuara që kremtohen gjatë vitit për të përkujtuar ngjarje të rëndësishme kombëtare, shoqërore e familjare. F.P. në fillim lidheshin me kalendarin popullor, me punën e prodhimin, me natyrën, me ngjarje të rëndësishme të jetës së popullit, me zakone familjare etj. Ka pasur edhe festa Iokale e fefare.

F.P., si pjesë e pandarë e jetës së popullit, me ndryshimet e mëdha ekonomiko-shoqërore pas Çlirimit janë pasuruar me festa të reja e njëkohësisht janë mënjanuar disa prej tyre. Më F.P. tradicionale vend kryesor zënë festat që lidhen me punën e prodhimin (me korrjet, shirjet, me vjeljen e rrushit, me qethjen e shtegtimin e bagëtisë etj), të cilat sot organizohen me gjithë kooperativistët dhe punëtorët e bujqësisë. Ndër festat e lidhura me kalendarin popullor dhe me natyrën festohen dita e Vitit të Ri, dita e verës, festa e luleve etj.

Festat familjare janë të shumta: dasma, lindja etj, festohen kudo. Po ashtu, janë bërë gëzime për familjen edhe ngjarje që lidhen me jetën e gjithsecilit, si hyrja për herë të parë në shkollë, pranimi në organizatat politike e shoqërore, përvjetorët e ditëlindjes, dalja në pension etj. F.P. janë bërë tashmë edhe ngjarjet e rëndësishme në historinë dhe jetën e popullit, siç janë dita e themelimit të PPSH, dita e Çlirimit, e shumë të tjera (shih: Festat zyrtare, Ditët e festave).

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Festat Popullore


[cite]