FESTIVALI FOLKLORIK KOMBËTAR I GJIROKASTRËS


FESTIVALI FOLKLORIK KOMBËTAR I GJIROKASTRËS
✤ Manifestim kombëtar i artit popullor, që përfshin këngët, vallet, meloditë, veglat muzikore dhe veshjet popullore. Përfaqësohen grupe sipas rretheve dhe krahinave etnografike. Gjurmohet krijimtaria folklorike e vjetër dhe e re, e cila zgjidhet pas një veprimtarie të gjatë deri në festivalet e çdo rrethi. Në Gjirokastër çdo grup paraaitet me programin e vet dhe merr pjesë në paradën e veshjeve. Me numrat më të zgjedhur jepet shfaqja e fundit dhe shpallen fituesit. Festivali zhvillohet çdo pesë vjet në sheshin e kështjellës në Gjirokastër. Festivali I u ‘bë më 8-16.X.198U. Në dy Festivalet e fundit kanë marrë pjesë edhe grupe folklorike nga arbëreshët e Italisë dhe të shqiptarëve jashtë Atdheut. Në veprimtaritë e Festivalit IV më 1983 deri në përfundimin e tij u përfshi pothuaj një e dyzeta e popullsisë së vendit. U paraqitën kostume kombëtare nga të gjitha krahinat. F. ndihmon për njohjen e nxitjen e krijimtarisë folklorike dhe ka vlera kulturore, artistike e shkencore. (J.T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Festivali Folklorik Kombëtar I Gjirokastrës


[cite]