FESTIVALI I FILMIT
✤ Veprimtari kulturore kushtuar arritjeve të filmave artistikë e dokumentarë dhe rrahjes së mendimeve për problemet e tyre rne publikun e gjerë. Organizohen nga Kinostudioja «Shqipëria e re» sipas periudhave, gjinive, tematikës etj. Në F. e F. artistik (i pari u hë më 1976) konkurojnë filmat e kineçnatografisë dhe të televizionit të prodhuara për një periudhë. Organizoheh edhe F. të F. për një gjini të caktuar të filmit dokumentar etj. Nderohen me çmime filmat më të mirë, skenaristët, regjisorët, aktorët, muzikantët, piktorët etj.
Filmat shqiptarë kanë marrë pjesë edhe në festivale ndërkombëtare të filmit dhe disa prej tyre janë nderuar me çmime, si: «Lulëkuqet mbi mure» (çmim i madh, Festivali Ndërkombëtar I filmave, Beograd, 1980), «Beni ecën vetë» (çmim i veçantë, Festivali Ndërkombëtar i filmave për fëmijë, Salerno, 1978), «Shoku ynë Tili» (Medalje e artë, Festivali Ndërkombëtar i filmave për fëmijë, Salerno, 1982), «Zhgaravinat» (çmimi i parë, Festivali i Filmit Ballkanik», 1979) etj. (L.R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Festivali I Filmit
[cite]