FEUDALIZMI
✤ Rend ekonomiko-shoqëror shfrytëznes, që zhvillohet kryesisht gjatë mesjetës, me rënien e rendit skllavopronar dhe diferencimin në gjirin e bashkësive fshatare. Marrëdhëniet feudale në prodhim karakterizohen nga pronësia e plotë e klasës sunduese (fisnikët, kteri) mbi tokën dhe nga pronësia jo e plotë mbi fshatarët që e punojnë. Dy klasat themelore antagoniste janë pronarët e mëdhenj të tokës dhe fshatarët e shfrytëzuar në bazë të vartësisë ekonomike dhe të ■ aetyrimit jashtekonomik që . i lidhte pas tokës. Shfrytëzimi bëhej në formën e rentës në natyrë (e dhjeta etj.), në të holla, si dhe_ në punë (angaritë).
Në trevat shqiptare F. arrin deri në shek.XIX, kur nis të zëvendësohet nga kapitalizmi. F. nuk u zhvillua njëkohësisht me ritme e intensitet të barabartë në këto treva. Në viset malore bashkësitë i qëndruan mjaft gjatë presionit feudal. Pas shek.XI-XII vartësia u. fshatarësisë nga pushteti aendror feudal bizantin vjen duke u zëvendësuar shkallë-shkallë nga vartësia prej feudalëve të veçantë, që u bënë zotërues pronash tokësore’ të mëdha (shih Pronia dhe Bashtina). Krahas feudalëve laikë u fuqizua si pronare e madhe tokash kisha, mbështetja ideologjike e rendit feudal. Vartësia personale e fshatarëve u përforcua me dispozitat e së drejtës feudale që ndalonte ikjen e fshatarëve nga toka. Kjo vartësi nuk arriti kudo një zhvillim të plotë, ky fakt përbënte një veçori të zhvillimit të F. në tokat shqiptare. Rritjes së shfrytëzimit, masat fshatare iu përgjigjën me ashpërsimin e luftës klasore dhe me një varg kryengritjesh në shek.XI, XIII-XIV.
Me gjithë nivelin e ulët të forcave prodhuese, ekonominë e mbyllur natyrore dhe copëzimin politik që e karakterizonin F., tokat shqiptare njohën një zhvillim të përgjithshëm edhe pse të ngadalshëm, që çoi në ndarjen e bujqësisë nga zejtaria dhe në krijimin e qyteteve si qendra prodhimi të thjeshtë të mallrave dhe të shkëmbimit, por ato gjithashtu shfrytëzohen nga sundimtarët feudalë (shih Esnafët).
Zhvillimi i shkëmhimeve ndërkrahinore dhe i qarkullimit monetar, përfshiu qysh nga shek.XIV edhe pronat e klasës feudale. Në aspektin politik këto procese çuan në formimin e principatave territoriale feudale dhe në tendenca për bashkimin politik të trevave shqiptare. Ato paralajmëronin fillimet e shthurjes së rendit feudal, por u ndërprenë me vërshimin osman në shek.XV.
Regjimi feudal-ushtarak që u vendos me pushtimin osman, e ktheu zhvillimin e vendit në një fazë tashmë të kapërcyer, duke theksuar karakterin e mbyllur natyror të ekonomisë dhe duke penguar iidhjet ndërkrahinore ekonomike e politike; ai i zhveshi nga pushteti sundimtarët vendas duke e kthyer gjithë tokën në pronë të plotë të shtetit feudal ushtarak teokratik osman (shih Miria) dhe duke i nënshtruar masat fshatare një shfrytëzimi të rënduar ekonomik dhe një diskriminimi të ashpër shoqëror. Pushteti qendror i sulltanëve si organ i klasës sunduese, pjesën kryesore të kësaj toke, bashkë me fshatarët që e punonin (shih Raja) e ndante midis feudalëve për zotërim të kushtëzuar me shërbimin e tyre ushtarak (shih Timari, Ziameti, Hasi), kurse njëpjesë ua linte institucioneve fetare myslimane. Ligjet u lejonin fshatarëve vetëm përdorimin e tokës kundrejt shlyerjes së rentës feudale në natyrë, të holla dhe angari në favor të zotëruesii të tokës; taksa të tjera i shkonin pushtetit qendror si pronar epror. Një varg detyrimesh e taksash e vinin fshatarin në vartësi të drejtpërdrejtë personale nga zotëruesi i tokës, spahiu, duke e lidhur pas feudit të këtij.
Zbatimi i sistemit feudal-ushtarak e ashpërsoi luftën klasore të masave fshatare gjer tek kryengritjet e mëdha të armatosura të shek.XVI-XVII. Qëndresa e ashpër sidomos e fshatarësisë malësore bëri që sistemi i timareve të mos zbatohej në malësitë e Mbishkodrës, të Dukagjinit, të Labërisë, ku pushteti qendror u detyrua të pajtohej me forma shfrytëzimi më të lehta, në bazë të kanuneve tradicionale të vendit. Feudalizmi ushtarak njohu periudhën e lulëzimit të vet nga shek.XV deri në shek.XVII.
Timari mbeti formalisht kategoria kryesore e pronës tokësore deri në fillim të shek.XIX, por ai u shthur shkallë-shkallë bashkë me ndryshimet në fushën e pronësisë si dhe në organizimin shoqëror e ushtarak të vendit. Fshatarë të varfëruar braktisnin fshatin parcelat e tyre grumbulioheshin në duart e spahinjve si pronë private — çiflig (shih), duke i shfrytëzuar fshatarët me anë të së tretës së prodhimit. U ashpërsua lufta klasore kundër spahinjve dhe çifligarëve të rinj si dhe pushtetit qendror prapa tyr^, por edhe lufta e spahinjve të varfëruar kundër pushtetit qendror. Këto rrethana u hënë shkak për anarkinë feudale në mesin e shek. XVIII. Kthimi i pronës feudale shtetërore në pronë feudale faktikisht private çoi në fuqizimin e pronarëve të mëdhenj të çifligjeve — të oxhakëve (shih) dhe në përpjekjet e tyre për t’u bërë jo vetëm ekonomikisht por edhe politikisht të pavarur nga pushtetit qendror (shih Pashallëket e mëdha).
Ligjet agrare dhe reformat ushtarake të viteve 1830-1870 (shih: Tanzimati) e shfuqizuan sistemin e timareve dhe u plotësuan me shfuqizimin edhe të esnafeve. Por likuidimi i marrëdhënieve feudale në kushtet e perandorisë teokratike osmane u bë në një mënyrë gjysmake dhe shumë të ngadalshme. Lufta kundër detyrimeve feudale ishte një problem i rendit të ditës gjatë periudhës së Rilindjes që lidhej me gjithë lëvizjen për çlirimin kombëtar.
Pas Pavarësisë, me gjithë ndryshimet pozitive që u shënuan, në shtetin e ri shqiptar u ruajtën në bazën e tij ekonomike mbeturina të theksuara të rendit feudal. Pronat e mëdha mbetën në dorën e çifligarëve dhe të shtetit si pronar i madh i çifligjeve të trashëguara nga sulltanët, ku u ruajtën marrëdhënie me tipare feudale siç ishte renta në natyrë dhe në punë angari. Figura tipike të këtyre marrëdhënieve ishin bujqit çifçi. Forcat e dobëta të borgjezisë nuk qenë në gjendje t’i zhduknin mbeturinat feudale. Kryengritja fshatare e Shqipërisë së Mesme 1914-1915 dhe Revolucioni i Qershorit 1924 shtruan detyrën e zgjidhjes demokratike të çështjes agrare. Regjimi zogist çifligaro-borgjez nuk mori asnjë masë për likuidimin e tyre.
Fitorja e Luftës ANÇ dhe triumfi i revolucionit popullor u dhanë fund plotësisht mbeturinave të F. në Shqipëri. Me thellimin e mëtejshëm të revolucionit socialist në të gjitha fushat, po zhduken përfundimisht edhe mbeturinat e fundit të botëkuptimit feudal-patriarkal dhe fetar si mbeturina të F.
(A.Bu.—S.P.—P.Th.—L.Mi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Feudalizmi