FILATELIA


FILATELIA
✤ Mbledhja sistematike e pullave të postës në koleksione dhe njohja e vlerave të tyre. F. është sot një nga veprimtaritë më të përhapura në botë. Çdo vit shoqata filatelike të vendeve të ndryshme në bashkëpunim me administratat postare organizojnë ekspozita filatelike e konkurse për pullat më të mira. Në albumet botërore emri «Albania» duket që në fillim të shek. XX në pullat e Lindjes. Pulla e parë shqiptare u emetua në maj 1913 nga Qeveria e përkohshme e Vlorës. Para Çlirimit në Shqipëri F. ishte e kufizuar. Ajo u zhvillua mjaft pas Çlirimit. Numri i filatelistëve nga viti në vit u shtua dhe në qytete kryesore të vendit u ngritën rrethe filatelike. Vendi ynë me koleksionet e pasura të puliave merr pjesë në veprimtari filatelike ndërkombëtare, si në ekspozita e panaire ndërkombëtare ku mjaft herë ka fituar dhe çmime për përmbajtjen dhe paraqitjen artistike të pullave postare. (shih)

(S.Ça.—Mi.K.—I.Gi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Filatelia


[cite]