FILAEMONIA
✤ Institucion për organizimin dhe zhvillimin e veprimtarive muzikore e koreografike. U ngrit në Tiranë më 1950, duke përfshirë orkestrën simfonike të Radio Tiranës, korin e shtetit, grupin e valleve (baletit) dhe një numër këngëtarësh lirikë. F. zhvilloi veprimtari të gjerë koncertale në të gjithë vendin që përfshinte veçrat vokale simfonike shqiptare, këngë të Luftës ANÇ, këngë popullore të përpunuara për kor e për solistë etj., si dhe një repertor të gjerë koral e solistik me literaturë klasike përparimtare botërore. Sektori koreografik kishte në repertor valle popullore dhe tablo koreografike e balete.
Më 1953 F. u kthye në Teatër të Operës dhe Baletit (shih). Mbi baza amatore janë krijuar grupe filarmonike edhe në disa qytete të Shqipërisë: Shkodër, Durrës, Korçë, Elbasan. Në gjirin e tyre bëjnë pjesë orkestra simfonike, kori dhe solistë të ndryshëm^ këngëtarë e instrumentistë, të cilët zhvillojnë veprimtari koneertale. (Al.P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Filaemonia
[cite]