FITORE
✤ Fshat në rrethin e Korçës në zonën e Devollit. Është qendër e fshatit të bashkuar ku bëjnë pjesë edhe fshatrat: Ziçisht, Gjyras, Sul, Koshnicë, Menkulas^ Ponçarë, Braçanj e Dobranj, popullsia gjithsej 5898 banorë. F. ka tradita atdhetare. Aty ka qëndruar çeta e Çerçiz Topullit^ Njihet për pjesëmarrjen e banorëve të tij në Luftën e Vlorës. Emri i vjetër ishte Shënkollas. Në korrik 1942 është krijuar njësiti gueril dhe në tetor 1942 këshilli NÇ. Fshati u aogj dy herë nga fashistët. Bën pjesë në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, panxharsheqerit dhe rritja e lopëve. Fshati ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, vatër kulture, muze, njësi tregtare e komunale.
✤ Fshat në rrethin e Sarandës (L), në rrugën automobilistike që lidh qytetin e Sarandës me zonën Partizani (shih). Qendër e fshatit të bashkuar. që përfshin edhe fshatrat: Dhivër, Navaricë, Rumanxajë dhe Ardhasovë; popullsia gjithsej 2987 banorë. Është fshat i lashtë. Emri i mëparshëm
ishte Memoraq. Këshilli NÇ është ngritur në 30.5.1943. U çlirua në korrik 1944. F. është qendër e koop. së bashkuar që mban emrin «Vëllazërimi». Drejtimi kryesor i ekonomisë janë drithërat e bukës dhe pemët frutore. Ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, muze, pika të shërbimit tregtar e komunal.
✤ Fshat i ri në rrethin e Vlorës (VP), i krijuar pas Çlirimit (1946). Këtu u vendosën fshatarë të cilët përfituan tokë nga Reforma Agrare. Bën pjesë në N.B. Ka drejtim kryesor prodhimin e fxdanëve të ullirit e të agrumeve. F. ka shkollë të mesme bujqësore, qendër shëndetësore, vatër kulture, njësi tregtare e komunale. «Fitorja» (1971). Gazetë lokale, organ i Komitetit të PPSH për rrethin e Sarandës. Numri i parë doli më 6.8.1971. Botohet dy herë. në javë. Është dekoruar me Urdhrin «Naim Frashëri» e kl. II.
(B.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fitore