FLAMUR I SHQIPËRISË
✤ (1915). Gazetë politike e shoqërore, organ i shqiptarëve të Rumanisë. Numri i parë doli më 15.11.1915 në Konstancë, vijoi 24 nr. deri më 1916, botohej shqip e rumanisht tri herë në muaj. Mbrojti tërësinë tokësore të shtetit shqiptar, pasqyroi veprimtarinë e atdhetarëve në Rumani, botoi edhe letërsi artistike.
(V.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Flamur I Shqipërisë
[cite]