FLAMURI SHQIPTAR


FLAMURI SHQIPTAR
✤ Simbol i kombit dhe i shtetit shqiptar, i luftërave shekullore të shqiptarëve për liri e pavarësi, për ruajtjen e identitetit kombëtar kundër çdo përpjekjeje për nënshtrim e asimilim. Sipas dëshmive historike, Gjergj Kastriot-Skënderbeu kishte një flaijnrnë kuq me shqiponjën e zezë dykrenore. Shqiponja dykrenore ndeshet shpesh si simbol në kulturën popullore shqiptare. Del gjithashtu në stemat e familjeve të mëdha feudale mesjetare ndonjëherë me një kokë, madje edhe me yll, siç e kishin Muzakajt. Pas pushtimit osman, flamuri i Skënderbeut u ruajt edhetek arbëreshët e mërguar, me ndonjë ndryshim gjatë kohës. Gjatë Rilindjes Kombëtare ai filloi të përdorej përsëri si simbol kombëtar dhe në kryengritjet për Pavarësi të viteve 1909-1912 u mbajt nga çetat atdhetare. Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë më 28 Nëntor 1912 ishte shprehja simbolike e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Që nga ajo ditë flamuri kombëtar u bë edhe simboli i shtetit të pavarur shqiptar. Sot «Flamuri shtetëror i Repubiikës Popullore Socialiste të Shqipërisë paraqet një fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes, mbi të cilën është një yll i kuq me pesë cepa, qëndisur rreth e rrotull me ngjyrë ari. Raporti në mes gjerësisë dhe gjatësisë së flamurit është një me një e dyzet». (Neni 108 i Kushtetutës së RPSSH).

(S.B.—P.Pe.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Flamuri Shqiptar


[cite]