FORCAT E ARMATOSURA TË RPS TË SHQIPËRISË


FORCAT E ARMATOSURA TË RPS TË SHQIPËRISË
✤ Realizojnë mbrojtjen e fitoreve të revolueionit popullor, lirinë e pavarësinë e RPS të Shqipërisë. Përbëhen nga Ushtria Popullore (shih), nga Forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (shih) dhe nga Forcat Vullnetare të Vetëmbrojtjes Popullore (shih) (neni 88 i Kushtetutës së RPSSH). Lindën e morën organizim politiko-ushtarak që gjatë Luftës ANÇ (shih: Ushtria NÇSH). Janë përsosur shkallë-shkallë e në rrugë revolucionare ‘ sipas shkeneës ushtarake marksiste-leniniste, vijës së PPSH dhe mësimeve të shokut Enver Hoxha. Bazë kryesore e organizimit të tyre ka qenë dhe mbetet parimi revolueionar i mbështetjes në forcat e veta dhe i armatosjes, i organizimit dhe i përgatitjes ushtarake të të gjithë popullit. PKSPI (sot PPSH) e zbatoi këtë parim edhe gjatë krijimit të forcës së armatosur të kryengritjes popullore: krahas reparteve dhe njësive të UNÇSH, me direktivë të saj, u krijuan e luftuan kundër pushtuesve e tradhtarëve edhe çetat e batalionet vullnetare territoriale, këshillat nacionalçlirimtarë, organizata e rinisë, e gruas — i tërë populli.

Pas Çlirimit, krahas modernizimit të Ushtrisë Popullore, si forca kryesore e mbrojtjes së atdheut, PPSH organizoi dhe përgatiti ushtarakisht për mbrojtje tërë popullin. Në vitet e para organizma kryesorë të përgatitjes dhe të organizimit ushtarak ishin Ushtria Popullore dhe Forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që përbëheshin nga ushtarët aktivë e rezervistë, ndërsa ndihmëse ishte Shoqëria në Ndihmë të Ushtrisë e të Mbrojtjes SFINUM (shih). Në vitet 1956-1960, sipas përvojës së Luftës ANÇ, por mbi baza të reja organizimi, u krijua struktura e Forcave Vullnetare të Vetëmbrojtjes Popullore dhe më pas u organizuan edhe formacionet e Rinisë Shkollore të Armatosur. Në FA përfshihen meshkujt prej moshës 16 deri 65 vjeç dhe femrat prej moshës 16 deri 35 vjeç. Institucioni bazë i përgatitjes ushtarake të tyre është Shkolla e Lirë Ushtarake (shih).

Në FA të RPS të Shqipërisë përfaqësohen, në raporte të caktuara e të drejta, të gjitha strukturat e mbrojtjes, të gjitha llojet e forcave të Ushtrisë Popullore dhe të gjitha llojet e armëve e të shërbimeve, duke u nisur nga parimi se mbrojtja e atdheut arrihet me veprime luftarake të bashkërenduara të të gjitha këtyre strukturave, armëve e shërbimeve. Kurdoherë fati i luftës popullore do të vendoset në tokë, prandaj Forcat Tokësore (shih) luajnë një rol të madh në praktikën e luftës kundër forcave sulmuese të armikut. Forcat Luftarake Ajrore (shih) e Flota Luftarake Detare (shih) veprojnë në shërbim të Forcave Tokësore.

F.A. të RPS të Shqipërisë të edukuara me ideologjinë marksiste-leniniste, me mësimet e Partisë e të shokut Enver Hoxha, të armatosura me annë e teknikë të kohës, të përgatitura sipas Artit Ushtarak të Luftës Popullore, të mbështetura në rendin ekonomiko-shoqëror socialist e kanë kryer me nder e lavdi misionin e lartë për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së atdheut. Ato janë plotësisht në gjendje që t’i përgjigjen detyrës për mbrojtjen e atdheut socialist të rrethuar nga shtete kapitaliste e revizioniste. Forca uahëheqëse në FA të RPS të Shqipërisë është PPSH, që përbën garancinë më të madhe që ato t’u qëndrojnë kurdoherë besnike popullit e socializmit dhe të mposhtin çdo armik. FA të RPSSH nuk janë lidhur me asn;i bllok ushtarak.

(V.Ka.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Forcat E Armatosura Të Rps Të Shqipërisë


[cite]