FORCAT E NDJEKJES


FORCAT E NDJEKJES
✤ Pjesë përbërëse e Forcave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, vazhdim i forcave të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit (shih). Detyra kryesore e tyre është lufta kundër bandave të armatosura dhe grupeve zbuluese-diversioniste të armikut. Në rrugën e tyre të shërbimit ndaj popullit dhe Atdheut kanë kryer një veprimtari të gjerë luftarake; F. e N. përgatiten dhe janë të gatshme për të kryer me sukses detyrat e ngarkuara për mbrojtjen, e Atdheut.

(I.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Forcat E Ndjekjes


[cite]