FORMAT E QEVERISJES
✤ Mënyra të organizimk të organeve të larta të pushtetit në shtetin shqiptar (në formën e monajrkisë a të republikës’ në periudhën 1912-1939 dhf në shtetin sociaiiss shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 si dhe Qeveria e Përkohshme e dalë prej tij, nuk e shtruan problemin e formës së qeverisjes. Konferenca e Ambasadorëve, duke njohur pavarësinë e Shqipërisë më 24 korrik 1313, miratoi edhe projektin e organizimit të shtetit shqiptar që parashikonte një formë qeverisjeje monarkike. principatën. Kjo u sanksionua edhe nga «Statuti Organik i Shqipërisë» i niiratuar në prillin 1914 nga gjashtë fuqitë e mëdha evropiane. Kjo formë u realizua në praktikë në shkurt 1914 me dhëniec e kurorës së ishqipërisë princit gjerman Vilhelm Vid. Principata zgjati deri në largimin e Vidit nga Shqipëria në shtator 1914.
Pas pushtimit të huaj gjatë Luftës I Botërore. duke sanksionuar rimëkëmbjen e shtetit shqiptar të pavarur, Kongresi i Lushnjës vendosi në krye të këtij shteti Këshillin e Lartë të Regjencës duke pranuar kështu në parim monarkinë si formë qeverisjeje. Kjo formë. me Këshillin e Lartë në krye të shtetit në kushtet kur ishte vakant vendi i monarkut, vazhdoi deri në janar 1925 kur si pasojë e kundërrevolucionit zogist. u shpall «Republika Shqiptare* me Ahmet Zogun si president të saj. Forcimi i diktaturës çifligar0-borgjeze u pasua nga shpallja, në shtator 1928, e «Mbretërisë Shqiptare» dhe e Ahmet Zogut si «mbret i shqiptarëve». Monarkia, si formë qeverisjeje, mori fund praktikisht me tradhtinë e Zogut dhe me largimin e tij në pragun e pushtimit fashist italian. Kjo u sanksionua në vendimet e Kongresit të Përmetit (shih) dhe me shpalljen e Republikës Popullore të Shqipërisë, si formë qeverisjeje e shtetit socialist shqiptar.
(L.O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Format E Qeverisjes