FRAKULLA
✤ Fshat i Mallakastrës në rrethin e Fierit (JP), në J të Levanit. Qendër e fshatit të cashkuar Frakull e Madhe, që përfshin edhe fsharrat: Ada (Adë bunaca), Bregasi, Frakulla e Vogël me lagjen Sheq Musalalaj, Kashishti (Kallam Kashishti), Kafaraj, popullsia gjithsej 7924. F. përmendet që në mesjetë dhe emri i ka mbetur nga panairi për Myzeqenë që bëhej aty, lidhur me besimet te një orakull. Në shek.XVI-XVII u bë qendër administrative dhe lulëzuan mjeshtëritë, tregtia, kultura. Nga F. ishin poeti Nezim FrakuUa (shih), dhe udhëheqësi i kryengritjes fshatare kundër reformave turke më 1835 Ali Frakulla. Më 1943 u ngrit çeta territoriale e Kafarajt. Fshatarët morën pjesë në Luftën ANÇ. Më 1971 u formua koop. e bashkuar «Mustafa Matohiti». Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës. Afër 70% e sipërfaqes përfshihet në zonën e intensifikuar. Tokat ujiten nga kanali Vjosë-Levan-Fier. F. ka shkollë të mesme hujqësore, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi të shërbimit tregtar e komunal. Buzë Vjosës, në vendin e fshatit të dikurshëm Çerven është një qendër e madhe për nxjerrjen e larjen e zhavorit.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Frakulla
[cite]