FRAKULLA ALUSH
✤ ( ? -1837). Udhëheqës i dy kryengritjeve fshatare antiosmane që përfshinë krahinën e Myzeqesë (1835, 1837). Pinjoll i një familjeje çifligare. I pakënaqur nga reformat centralizuese tanzimatiste, në maj të vitit 1835, në krye të qindra fshatarëve vuri dorë mbi çifligje shtetërore të Myzeqesë. Ai ishte organizuesi i Kuvendit të Portëzës, ku morën pjesë përfaqësues të krahinave kryengritëse dhe ku u vendos që vendi të qeverisej nga kryepleqtë vendas, të eilët do të mbanin lidhje me pushtetin qendror. Për të mbrojtur vetëqeverisjen do të krijohej një forcë ushtarake e përhershme që do të mbahej me të ardhurat e çifligjeve shtetërore. A.F. u orvat të merrte kështjellën e Beratit, por nuk pati sukses. Në luftimet e zhvilluara në fshatin Frakull, në vitin 1837, me një ushtri osmane prej 5000 vetash, ai u thye dhe ra rob. U dërgua në Stamboll, ku u dënua me punë të rëndë të detyrueshme.
(P.Th.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Frakulla Alush
[cite]