FUSHA E ELBASANIT


FUSHA E ELBASANIT
✤ Fushë në pjesën qendrore të rrethit të Elbasanit . në të dy anët e rrjedhjes së mesme të 1. Shkumbin, me lartësi 70-125 m. Bën pjesë në Ultësirën Bregdetare (shih), por ndryshon prej fushave të tjera të saj sepse ka prejardhje tektonike dhe është e formuar në një fundosje të madhe që përshkon tërthor Krahinën Malore Qendrore dhe në të dhe pjesërisht edhe Shkuxnbini. F. e E. shtrihet nga fshati Labinot-Fushë në VL dhe deri në rrëzë të kodrave të Dumresë në JP, në një gjatësi prej afër 20 km dhe me gjerësi deri 7 km. Përbëhet nga vetë F. e E. në bregun e djathtë të Shkumbinit dhe nga fusha e Cërrikut në bregun e majtë. Në anët e F. së E. ngrihen kodra të ulta flishore të veshura me ullinj e drurë frutorë. Malet si Polisi, Shpati etj. e mbrojnë nga erërat e ftohta që hyjnë nga brendia e vendit. Nga P është e hapët ndaj erërave të ngrohta e të lagështa detare. Prandaj F. e E. ka klimë të butë mesdhetare, (temp. mesatare vjetore 15.4°C), sasia mesatare e reshjeve 1160 mm. Kushtet e favorshme klimatike, tokat pjellore (livadhore aluvionale dhe livadhore të hirta kafe), ujërat e shumta e masat e rëndësishme bonifikuese e agroteknike të ndërmarra gjatë viteve të pushtetit populior, si ndërtimi i kanaleve ujitëse, i ujëmbledhësve artificialë, ngritja e pendave mbrojtëse anës Shkumbinit për ruajtjen e fushës nga vërshimet etj., e kanë kthyer F. e E. në një nga më të begatshmet e vendit. Këtu mbillen e japin prodhime të Iarta drithërat e bukës, panxharsheqeri, duhani, Iuledielli, perimet, foragjeret e drurë të shumëllojshëm frutorë. Qendrat kryesore të banuara janë Elbasani dhe Cërriku.

(P.G.—Me.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fusha E Elbasanit


[cite]