FYELLI
✤ Vegël muzikore popullore me frymë, e përhapur në të gjitha krahinat, e njohur sidomn si vegla e barinjve. Trajtat dhe emërtimet e ? janë të shumta: cirifilja dhe cula e Labërisë duduku i Shqipërisë JL; kavalli, që përdoret irA shumë në rrethin e Gramshit; bilbili i përhapur në mbarë vendin; xambara apo xura në Çamëri fishkaroli dhe flojera te arbëreshët etj. Madhësis e F. ndryshon sipas llojeve, nga 18 cm (F. . shkurtër) deri 90 cm (kavalli). F. ndërtohet pre; drurit të bushit, të shtogut, të panjës, të arrës por edhe nga gypa metalikë, sidomos prej tunxhi e bronzi. F. përdoret kryesisht nga burraz. Repertori i fyelltarëve përbëhet nga motive të mirënjohura këngësh e vallesh, nga pjesë solistike të marra nga vajtimet e grave etj. ( quhen kajde, kaba, e qarë dhe shtjellohen me elemente improvizimi). Figurat muzikore dhe emërtime* e pjesëve instrumentale për F lidhen zakonisfc me mjediset blegtorale, si: «Dhentë në kullotë*. «Dhentë në mriz», «Dhentë tek burimi», «Zile-. e dhenve» etj. Tingujt e F. kombinohen bukur me të këmborëve dhe të zileve të bagëtive gjatë kullotës. Shpesh bashkohen dy fyej, njëri prej tyre luan melodinë dhe tjetri mban iso. Kohët e fundit është bërë i zakonshëm bashkimi i shumë fyejve në komplekse e sidomos përshtatja e tyre në formacionet instrumentale popullore. (Pi.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fyelli


[cite]