GEABOVA
✤ Fshat në rrethin e Gramshit (JL), në P të malit të Valamarës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Lenias (shih). Dëshmohet si vendbanim. i lashtë, në mesjetë ka qenë qytet dhe arriti kulmin e lulëzimit në një kohë me Voskopojën (shek. XVIII). Këshilli NÇ u ngrit në prill 1943. Në dimrin 1943-1944 nga *G. kaloi një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ me sh.Enver Hoxha në krye. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1957. Ka drejtim kryesor blegtorinë dhe prodhimin e drithërave. Fshati ka tradita në punimin e leshit, të gurit dhe të drurit. Ruhen disa ura të gurta në formë harku. G. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, muze, vatër kulture, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Geabova
[cite]