GJADRI GJOVALIN


GJADRI GJOVALIN
✤ (1899-1974). Inxhinier konstruktor, i

shquar

projektimin dhe ndërtimin e urave, profesor. Lindi në Shkodër. Shkollën e mesme dhe të lartë i kreu në Austri (Vjenë). Më 1926-1929 punoi si inxhinier konstruktor për urat pranë Ministrisë së Punëve Botore, mori pjesë në zbatimin e punimeve të Urës së Matit, një nga urat e njohura në literaturën teknike botërore. Më 1929 shkoi në BS, ku punoi me ndërgjegje të lartë në Institutin ‘e .Projektimit të Urave, në Moskë deri më 1932. Më 1936 morl pjesë në Kongresin II ndërkombëtar mbi uraf dhe ndërtesat, ku mbajti referatin «Studim mbi gjendjen e urave në Shqipëri», botuar në dokumentet e Kongresit, Trajtoi aty edhe metodën e tij origjinale të llogaritjes së harkut të inkastruar, që e ka zbatuar në projektimin e Urëa së Gomsiqes.

Gj.Gj. ka dhënë ndihmesë të çmuar në rindërtimin e urave të vendit, që u shkatërruan nga okupatorët nazifashistë Ndër urat e projektuara prej tij përmenden Ura e vjetër dhe ajo e rindërtuar e Gomsiqes, Ura e Penkovës, Ura e Mbrostarit, Ura e Rrogozhinës, Ura e Shëtitores «Dëshmorët e Kombit» etj. Nga 1946 deri më 1956 Gj.Gj. punoi në Ministrinë e Ndërtimit, dhe më pas pedagog në UT. Gjatë kësaj periudhe shkroi monografinë Shkenca e konstruksicsneve (shih) në tri vëllime,

(J-Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjadri Gjovalin


[cite]