GEGA PRENDUSH


GEGA PRENDUSH
✤ (1850-1938). Instrumentist, këngëtar dhe rapsod i talentuar popullor nga Kabashi i Pukës, Artist i merituar. Si këngëtar u shqua për ekzekutimin e këngëve legjendare dhe historike. Si rapsod e nisi veprimtarinë me bejte humoristike, fshikullonte sidomos parinë dhe qeveritarët e kohës. U shqua si individualitet krijues kryesisht në fushën e këngës historike. Dha një varg këngësh të arritura me motive patriotike, politike e shoqërore. Nga pozita përparimtare demokratike e popullore, trajtoi në radhë të parë temën e qëndresës, të luftës për liri, dinjitet e jetë më të mirë. Një pjesë e krijimeve të P.G. u përhapën si anonime, por ai mbahet mend si krijuesi i parë i këngëve për Gjin Lekën, Zek Jakinin, Laje Rexhepin, për luftën e Fletit kundër pushtuesve serbë, për kryengritjen kundër Zogut etj.

(J.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gega Prendush


[cite]