GJËMA
✤ Vajtim i burrave, që shprehte keqardhjen dhe nderimin e të gjithë vëllazërisë, shoqërisë e miqësisë për të vdekurin. Bëhej nga një osedisa burra me zë të lartë e të fuqishëm dhe shoqërohej me veprime që shprehnin hidhërim të thellë, si gërvishtja e fytyrës sa të kullonte gjaku, rrahja e gjoksit me grushta, shkulja eflokëve etj. Veprimet kryheshin rreth kufomës, në mungesë edhe përpara rrobave të tij. Gj. ngrihej vetëm për burrërinë dhe madhësia e sajvarej nga ndikimi i të ndjerit në rrethin shoqëror.

Thërmijëza të Gj. ruhen në kujtesën popu-llore në mbarë Shqipërinë, por vendi, ku dukuria ishte ruajtur deri vonë ka qenë Veriu i Shqipërisë që nga Kruja, Malësia e Madhe, Rranzaf e Malësisë së Madhe, Dukagjini, Postriba, NikajMërturi, Malësia e Gjakovës dhe Kosova. Brendakësaj treve ka pasur ndryshime, diku merrnin pjesë më shumë e diku më pak njerëz, diku bëhej me gërvishtje e rrjedhje gjaku e gjetiu jo.

Gj. ishte një ritual, që ruante gjurmë të be-simeve të lashta pagane. Si e tillë ndeshej deri nga fillimi i shek.XX, më pas ajo filloi të humbë shumë veprime rituale, u thjeshtëzua dhe dalëngadalë kaloi në një vajtim që bëhej nga një burrë.

(Y.Se.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjëma


[cite]