GJADRI
✤ (Glardo, Jardo). Lumë, degë e majtë e Drinit, që shtrihet në P të rrethit të Pukës e në VL të rrethit të Lezhës. Ka gjatësi 40.5 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 199 km2, lartësi mesatare 422 m dhe rënie 26 m/km.
Fillon nga shpatet VP të Bjeshkëve të Tërbunit. Në pjesën e sipërme të rrjedhjes ka formuar një luginë tipike me shpate shumë të pjerrëta e fund të ngushtë. Që nga Kalivaçi e deri në Hajmel, lugina merr pamjen e një pellgu. Pjesa më e madhe e pellgut ujëmbledhës te Gj. përbëhet nga shkëmbinj magmatikë ultrabazikë. Gjadri, pasi mbledh ujërat e pjesës VP të përroit të Dibrës (Korthpulë) dhe të atij të Kakrit, kthen në VP dhe derdhet në Drin. Më parë ujërat e GJ. nëpër një shtrat të cekët që gjarpëronte në fushën e Zadrimës, derdheshin në degën e Drinit të Lezhës,
në
fshatin Gjadër. Në kohë plotash përmbyste tokat në fushën e Zadrimës. Më 1954 u devijua nëpërmjet ndërtimit të një dige betoni 320 m të gjatë e të një argjinature 5 km të gjatë dhe u derdh në Drin, porsa ujërat e tij dalin nga HEC i Vaut të Dejës. Gj. ka prarje mesatare afro 9 m3/sek (në Mnellë).
(R.S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjadri