GJELBËRIMI L QENDRAVE TË BANUARA


GJELBËRIMI L QENDRAVE TË BANUARA
✤ Veprimtari për zbukurimin e higjienizimin e mjedisit, si dhe për pushim e argëtim. Para Çlirimit Gj. e Q. të B. e përbënin vetëm disa lulishte të vogla në qendrat e pak qyteteve më të mëdha të vendit, si në Tiranë, Durrës, Vlorë, e Korçë, me sipërfaqe të përgjithshme rreth 60.000 m2.

Sot Gj. e Q. të B. e përbëjnë gjelbërimet me ipërdorim të përgjithshëm, të kufizuar dhe të veçantë. Përfshin gjelbërimin e rrugëve dhe shëtitoreve, parqet e lulishtet, parqet pyjore, parqet e çlodhjes e të kulturës, gjelbërimin e plazheve, të qendravë ‘turistike, të institucioneve e qendrave të punës e të prodhimit, fidanishtet e bimëve zbukuruese etj. Vetëm në qytetet kryesore të vendit, lulishtet e sipërfaqet e tjera të gjelbëruara janë rreth 10.5 km2 veç parqeve të mëdha si në Tiranë, Durrës, Korçë etj. Gj. i Q. të B. është shtrirë në qytet e në fshat dhe ka rol të rëndësishëm zbukurues, higjienik e shëndetësor, përmirëson klimën dhe u shërben masave punonjëse. Me mirë.mbajtjen dhe ndërtimin e Gj. të Q. të B. merren sektorët e gjelbërimit në të gjitha ndërmarrjet komunale të qyteteve.

(V.Ja.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjelbërimi L Qendrave Të Banuara


[cite]