GJEGJANI


GJEGJANI
✤ Fshat në rrethin e Pukës (J), nga e majta e Fanit të Madh. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Dom, Kuzhnen, Gojan i Vogël, popullsia gjithsej 2642 banorë. Dëshmohet si vendbanim i vjetër i pirustëve. U çlirua në tetor 1944. Gj. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe rritjen e bagëtive të imëta. Gj. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, spital, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjegjani


[cite]