GJENDRAT PARATIROIDE

Prapa tiroides ndodhen dy çifte gjëndrore, që quhen gjëndra paratiroide. Këto janë në fakt gjëndra shumë të vogla, por me rëndësi shumë të madhe, sepse hormoni që prodhojnë, parahormoni, rregullon shkëmbimin e kalciumit dhe të fosforit në organizëm.

Rritja e veprimtarisë së gjëndrave paratiroide, pra shtimi i parahormonit, shoqërohet me pakësimin e kalciumit në gjak dhe me shfaqjen e një sëmundjeje që quhet tetania. Njerëzit që preken nga kjo sëmundje kanë tkurrje të grupeve të veçanta të muskujve, pështjellime muskulore, rritje të të rrahurave të zemrës, temperaturë të lartë etj. Pakësimi i kalciumit sjell edhe dobësimin dhe thyeshmërinë e kockave. Ndërsa, kur sasia e këtij hormoni pakësohet, atëherë shfaqet një dobësim i përgjithshëm i trupit, fillon rënia e flokëve, prishja e dhëmbëve etj.

Trupi — Ynë

[cite]