GJENETIKA


GJENETIKA
✤ Degë e biologjisë që studion trashëgiminë dhe ndryshueshmëri-në e qenieve të gjalla dhe që përbën bazën tëorike të punës për përmirësimin e bimëve dhe të kafshëve të dobishme si dhe ndihmon për studimin e sëmundjeve tek njeriu.

Kërkimet shkencore në fushën e Gj. kryhen në Qendrën e Kërkimeve Biologjike, në institucionet kërkimore të bujqësisë dhe në institutet e larta mësimore, ku jepet dhe si lëndë. Drejtimet kryesore të këtyre kërkimeve në Shqipëri janë krijimi i linjave dhe hibrideve në bimë dhe kafshë; studimi i heterozisit; mutagjeneza fizike dhe kimike, aspekte citogjenetike të bimëve, të kafshëve dhe të disa sëmundjeve tek njeriu; polimorfizmi proteindk në kafshët; efekti gjenetik dhe fenotipik i acideve nukleike ekzogjene. Pranë Qendrës së Kërkimeve Biologjike, Institutit të Lartë Bujqësor dhe disa institucioneve kërkimore të bujqësisë e blegtorisë janë ngritur sektorë shkeneorë ose katedra të Gj. Punimet shkencore botohen në Buletinin e shkencave bujqësore dhe në Buletinin e shkencave natyrore (shih). Botimet kryesore monografike në fushën e gjenetikës janë: Misrat Hibride (botim i Ministrisë së Bujqësisë, 1974), Hibridizimi për shtimin e prodhimit të mishit në gjedhët, dhentë dhe shpendët (botim i Akademisë së Shkencave, 1983). Tekst kryesor është Gjenetika (botim i Institutit të Lartë Bujqësor, 1984). Zhvillimi i Gj. si shkencë në Shqipëri bëhet lidhur ngushtë me problemet e prodhimit dhe në luftë me teoritë pseudoshkencore e spekulimet idealiste e metafizike.

Gj. mjekësore studion mekanizmin e lindjes e të zhvillimit të sëmundjeve të trashëguara, diagnostikimin, mjekimin dhe profilaksinë e tyre. Ka si qëllim pakësimin e sëmundjeve të trashëguara nëpërmjet diagnostikimit qysh para lindjes së fërnijës, zbulimin e bartësve të sëmundjeve të trashëguara, si dhe përcaktimin e rrezikut gjenetik të faktorëve dëmtues të mjedisit. Citogjenetika studion sëmundjet që vijnë nga ndryshimi i numrit dhe d ndërtimit të kromozomeve (i kushtëzuar nga ndryshime në materialln . gjenetik-gjenet), ndërsa këshillimi gjenetik drejton mjekimin dhe masat kundër sëmundjeve të trashëguara. Në Shqipëri bëhen rregullisht, sipas nevojave studimore e të praktikës së përditshme mjekësore, ekzaminimet e kromozomeve (kariotipi), si dhe janë krijuar bazat për studime depistuese e biokimike për një sërë sëmundjesh të trashëguara.

(T.Ta.—D.Be.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjenetika


[cite]