GJEOFIZIKA
✤ Shkenca që studion dukuritë fizike të tokës për të njohur ndërtimin e nëntokës, Të hidrosferës e të atmosferës dhe historinë e prejardhjes e të zhvillimit të tyre. Ndahet në fizikën e tokës, hidrofizikën dhe fizikën e atmosferës që ‘studiojnë , përkatësisht gjeosferën e ngurtë (litosfera), e lëngët (hidrosfera), e gaztë (atmosfera). Gj. zbatohet në studimin e përhapjes në hapësirë dhe në kohë të fushave fizike të tokës, të cilat kanë prejardhje natyrore ose shkaktohen artificialisht. Degët kryesore të Gj. së zbatuar janë: gravimetria, magnetometria, elektrometria, sizmologjia, radiometria etj. Studimet e para gjeofizike në Shqipëri janë disa vrojtime sporadike gravimetrike, magnetometrike, elektrometrike në disa sektorë të vegjël të zonave naftëmbajtëse dhe vendburimeve të bakrit, që u kryen në vitet 30-40. Si shkencë, me gjithë kompleksin e metodave të saj, u zhvillua me shpejtësi vetëm pas Çlirimit. Në vitet 50-52 u kryen punimet e para nga katër ekspedita të vogla të • gravimetrisë, elektrometrisë, karotazhit dhe sizmologjisë së zbatuar (sizmikës). Sot studimet komplekse gjeofizike kryhen nga disa ndërmarrje të specializuara për kërkimin e naftës e të gazit, të mineraleve të ngurta dhe për studimin e puseve të naftës e të gazit, ndërsa studimet sizmologjike kryhen nga Qendra sizmoiogjike (shih). Metodat e studimeve gjeofizike përdoren në kuadrin e kërkimeve gjeologjike komplekse. Studimet sizmike, ato gravimetrike dhe më pak studimet elektrometrike kryhen për kërkimin dhe përgatitjen për shpim të strukturave naftë e gazmbajtëse. Këto studime së bashku edhe me ato magnetometrike përdoren për hulumtimet gjeologjike krahinore, si dhe në ndihmë të hartografimit gjeologo-strukturor, veçanërisht në studimet për parashikimin e vendburimeve të mineraleve të dobishme dhe njohjen e fushave xeherore. Studimet gjeofizike tek ne përdoren edhe për zgjidhjen e detyrave gjeologo-inxhinierike në ndërtimin e veprave hidroteknike, industriale, bujqësore, të transportit, në kërkime hidrogjeologjike dhe kohët e fundit në arkeologji dhe në hapjen e minierave. Ndër studuesit e sotëm në fushën e Gj. përmenden Ligor Lubonja, Alfred Frashëri, I-Cristaq Papa, Salo Arapi etj.
(L.Lu.—A.F.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjeofizika
[cite]