GJIKA ELENA


GJIKA ELENA
✤ (Dora d’Istria, 1829-1888). Shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare. Mori -pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës si kundërshtare e sundimit despotik monarkik dhe e shtypjes kombëtare.

Përkrahu nxehtësisht lëvizjen kombëtare shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar të saj, si: J. De Rada, Dh. Kamarda, Z.Jubani, Z.Serembe, Th.Mitko etj. dhe rrahu mendime për organizimin e lëvizjes kombëtare sidomos në vitet e Lidhjes Shqiptare tS Prizrenit. Në një varg studimesh: Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore (La nationalitë albanaise d’aprës les chants populaires, 1866) Shkrimtarët shqiptarë të lialisë Jugore (Les ecrivairts albanais del’ Italie Mëridionale, 1867), Shqivtarët në Rumani (Gli albanesi in Rumenia, 1873) etj., ajo vuri në dukje nëpërmjet këngëve popullore historike luftën shumëshekullore të popullit shqiptar diundër sundimit osman. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në njohjen e çë7shtjes shqiptare nga opinioni publik botëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e të Greqisë i kushtuan librin me titull: Dora d’Istrias-Shqiptarët (A Dora D’Istria-Gli Albanesi, 1870), një përmbledhje vjershash patriotike.(V.B.—A.Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjika Elena


[cite]