GJIRI I DRINIT


GJIRI I DRINIT
✤ Një nga gjiret më të mëdha të Adriatikut lindor, ndërmjet kepit të Rodonit (shih) në J dhe deltës së Bunës në V. Brenda tij përfshihen 2 gjire më të vegjël: gjiri i Shëngjinit në V dhe gjiri i Rodonit në J. Ka gjatësi rreth 30 km dhe thellësitë në drejtim të brigjeve zvogëlohen gradualisht. Këto brigje në afërsi të dy kepeve janë të rrethuara nga kodra me lartësi deri 300 m, ndër^a pranë grykëderdhjeve të Ishmit, Matit e Bunës bregdeti është i ulët dhe zonë tipike grumbullimi. Gjatë gjithë shtrirjes, në bregdetin L ka ranishte të gjera. Gj. i D. është i hapur ndaj erërave me drejtim P. Erërat me shpejtësi më të .madhe fryjnë nga V e J. Temp. e ujit të detit lëkundet nga 11.6°C në shkurt deri 23.7°C në korrik.

(A.Se.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjiri I Drinit


[cite]