GJIRI I FTELIAS


GJIRI I FTELIAS
✤ Gji deti në bregdetin shqiptar të Jonit në skajin më jugor të tij, nëpër të cilin kalon kufiri shtetëror me Greqinë. Gjiri futet në tokë rreth 1 km në drejtim të V, rreth 800 m në drejtim të L dhe rreth 600 m në drejtim të J. Pjesa V e gjirit gjendet brenda territorit shqiptar, kurse pjesa L e J brenda territorit grek. Në hyrje të gjirit është ishulli shkëmbor Tongo, që i përket RPS të Shqipërisë. Brigjet e gjirit janë të larta, shkëmbore (gëlqerore) e me gremina. Gjiri është i mbrojtur mirë nga erërat e të gjitha rumbeve.

(Me.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjiri I Ftelias


[cite]