GJIRI I PANORMËS


GJIRI I PANORMËS
✤ (Gjiri i Palermos). Gji deti në bregun shqiptar të Jonit, gjiri më i madb dhe më i bukur i krejt Rivierës Shqiptare. Shtrihet në JL të Himarës, midis gadishullit të Panormës në JL dhe gadishullit të Kavadonit në VP. Një gadishull i vogël shkëmbor që futet rreth 300 m në det e ndan Gj. e P. në dy pjesë: në gjirin e Armeridhës në VP dhe në atë të Shënkollit në JL. Gj. i P. është me prejardhje tektonike (fundosje), çka vihet në dukje nga brigjet shumë të thepisura, me gremina që hien 50-70 m nga thellësia e madhe e detit.

Gj. i P. është njohur dhe përshkruar nga autorët antikë (Straboni etj.) dhe me po këtë emër është shënuar edhe në hartat e vjetra. Ali pashë Tepelena në gadishullin e vogël që futet në gji kishte ngritur një kështjellë, që është ruajtur mirë edhe sot, e cila kontrollonte rrugët detare për Jonin jugor. Pushtuesit fashistë italianë ksshtjellën e kishin kthyer në burg për patriotët e komunistët shqiptarë dhe u përpoqën t’i ndërronin emrin gjirit, duke e quajtur gjiri i Porto Palermos. Sot kështjella është shpallur monument kulture.

(Me.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjiri I Panormës


[cite]