GJIRI I SARANDËS
✤ Gji në detin Jon ndërmjet kepit Denta në J dhe kepit Paladha në VP, me gjatësi rreth 7.5 km dhe gjerësi më të madhe rreth 1 km. Në përgjithësi është i thellë, bregdeti është i lartë e shkëmbor. Në pjesën J, në V të kepit të Dentës, derdhet kanali i Çukës (shih). Temp. e ujit lëkundet nga 14.3°C në shkurt deri 24.3°C në gusht. Në pjesën V shtrihet qyteti i Sarandës (shih). Gj. i S. është një nga më të bukurit e bregdetit tonë të Jonit dhe ka vlera të mëdha turistike.
(A.Se.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjiri I Sarandës
[cite]