GJITARËT

GJITARËT

Gjitarët ose sisorët janë kafshë kërbishtore e janë quajtur me këtë emër, sepse të vegjlit që lindin në fillim të jetës së tyre i ushqjnë me gji, me qumësht. Përveç kësaj gjitarët dallohen nga kafshët e tjera, sepse e kanë trupin të mbuluar me qime dhe marrin frymë me mushkëri, duke përfshirë këtu edhe balenën dhe delfinin, që e kalojnë jetën e tyre në det.

Të dyja çiftet e gjymtyrëve të sisorëve, ato të përparme e të prapme, nuk janë të zhvilluara njësoj në të gjitha llojet, por në përputhje me mënyrën e jetesës. P.sh. te kali janë zhvilluar në mënyrë të tillë që shërbejnë për të ecur, te kanguri e te lepuri për t’u hedhur, te majmuni për t’u kacavjerrur, te balena për të notuar, te lakuriqi i natës për të fluturuar.

Sot jetojnë mbi 5000 lloje sisorësh të ndryshëm, të shpërndarë në të gjithë rruzullin. Pjesa më e madhe e tyre jetojnë në mjedise ujore.

[cite]