SHPENDËT
Shpendët janë kafshë kërbishtore me gjak të ngrohtë. Në disa lloje, temperatura e trupit të tyre arrin deri në 42O C. Në periudhat e lashta gjeologjike, shpendët kanë qenë të pajisur me dhëmbë, ndërsa shpendët e sotëm, në vend të tyre, kanë një sqep të fortë brinor.
Një veçori shumë interesante te shpendët, si kafshë që kanë aftësi të fluturojnë, është pesha e vogël specifike e trupit të tyre. Kjo vjen për shkak të eshtrave të tyre, që janë bosh përbrenda, të mbushura me ajër e që quhen “eshtra pneumatike”. Eshtrat e shpendëve komunikojnë me disa “trastëza ajrore”, të cilat, nga ana e tyre, kanë lidhje me mushkëritë e kafshës.
Shpendët kanë rëndësi të madhe ekonomike, sepse na furnizojnë me mish, me vezë e me pupla. Disa shpendë janë të dobishëm edhe për bujqësinë sepse zhdukin insektet e dëmshme, kurse disa të tjerë, janë të dëmshëm, sepse ushqehen me farëra të kulturave bujqësore.
Harabeli i Brazilit
Fazani
Lejleku
Qyqja
Dallëndyshja
Kolibri
Pulëbardhat
Mjelma
Pata e egër
Zogjtë e natës
Zogjtë grabitqarë
Krahëthata
Pëllumbi i butë
Papagajtë
Zogjte paseriformë
Mëllenja
Bilbili
Gardalina
Kivët
Struci