GJON VLADIMIRI


GJON VLADIMIRI
✤ (shek.X). Sundimtar i Dioklesë (shih). I sulmuar nga mhreti maqedonas Samuil kur ky shtriu sundimin e vet gjer në rrethin e Shkodrës, Gj.V. u tërhoq në malin e Oblikës në Krajë. E tradhtoi aty një zhupan i vendit; u zu rob dhe u mbajt i burgosur për një kohë në Prespë, qendër e Samuilit. U la i lirë të kthehet si sundimtar në vendin e vet pasi u martua me të bijën e atij; u lidh me bizantinët për të siguruar pozitën e vet kundër të vjehrrit. U vra për këtë arsye nga pasardhësi i Samuilit, Ivan Vladislavl, më 1016. Rreth jetës së Gj.V. u thurrën iegjenda dhe ai filloi të nderohej si i shenjtë. ICur Mihail Engjëlii, despot i Epirit (shih) pushtoi më 1215 Shkodrën me rrethe, ai i çoi eshtrat në Durrës dhe pre.j këndej Kari Topia më 1362, pas pushtimit të Durrësit i vendosi në kishën e një manastiri pranë një fshati në afërsi të Elbasanit, që mori prej tij emrin Shëngjon.

(K.Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjon Vladimiri


[cite]