GJONOMADHI
✤ Fshat në rrethin e Korçës (P), në malësinë e Voskopojës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Lumalasit (shih). Dëshmohet si vendbanim i vjatër dhe me vazhdimësi deri në antikitet të vonë (shek.IV-VI) e në mesjetë (vorreza). Këtu janë gjetur rrënoja të një fortifikimi ilir. Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit në janai 1943 dhe po atë muaj u zhvillua një betejë e ashpër midis forcave partizane dhe fashistëve italianë e tradhtarëve të vendit. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Është i përfshirë në koop. e bashkuar ;të Lumalasit. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, patateve dhe rritja e dhenve. Gj. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, njësi tregtare s komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjonomadhi
[cite]