GJORICA
✤ Fshat në rrethin e Dibrës (JL), nga a djathta e luginës së Drinit të Zi. Qendër e fshatiit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat; Çerenec, Lubalesh, Viçisht e Gjoricë e Poshtme, popullsia gjithsej 4946 banorë. Dëshmohat si vendbanim i lashtë me gjetjet arkeologjike në Gj. e Epërme. Këshilli NÇ u ngrit më 1943, në korrik të po këtij viti u formua Batalioni i parë partizan i Dibrës. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1955. Gj. ësbtë qendër e koop. së bashkuar «Skënderbeu», formuar më 1960. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, të fasules, patates, pemëtarinë, rriten bagëtitë e imëta. Gj. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjorica
[cite]