GJUHA SHQIPE DHE LETËRSIA NË SHKOLLË


GJUHA SHQIPE DHE LETËRSIA NË SHKOLLË
✤ (1974). Përmbledhje periodike me artikuj metodikë e shkencorë, botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike, Numri i parë doli më 1966 me titullin Shkencat shoqërore në shkollë, nr. 6 Lëndët shoqërore në shkollë dhe nga nr. 7 Lëndët e shkencave shoqërore në shkollë deri më 1974, nr. 10. Përmban shkrime për çështje të punës mësimore dhe edukuese, pasqyron e përhap përvojën e përparuar dhe u drejtohet mësuesve të gjuhës e të letërsisë.

(V.L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjuha Shqipe Dhe Letërsia Në Shkollë


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "GJUHA SHQIPE DHE LETËRSIA NË SHKOLLË" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/gjuha-shqipe-dhe-let%c3%abrsia-n%c3%ab-shkoll%c3%ab