GJUKA SALI


GJUKA SALI
✤ (?-1925). Veprimtar i shquar I Lëvizjes Kombëtare shqiptare. Lindi në Pejë. Kreu arsimin e lartë (drejtësi) në Selanik. Luajti një rol të rëndësishëm në kluhin shqiptar të Shkupit mhas shpalljes së Kushtetutës prej turqve të rinj (1908) dhe shërbeu si inësues i gjuhës shqipe në shkollën normale të këtij qyteti. Shkroi një seri artikujsh për gjuhën shqipe në shtypin e kohës. Është një nga atdhetarët që krijuan komitetin «Shpëtimi» në Shkup 1912, në kohën e Luftës Ballkanike për të mhrojtur interesat kombëtare kundër shovinistëve fqinjë. Mori pjesë në Kuvendin Komhëtar të Vlorës për shpalljen e pavarësisë, u zgjodh anëtar i senatit dhe punoi si drejtor i arsimit në Prefekturën e Beratit.

Në vitin 1915 në Shkodër punon së hashku me patriotët Mustafa Qulli e Sali Nivica për të nxjerrë gazetën «P0pulIi», në të cilën hoton një numër artikujsh gjuhësie. Në këtë qytet S.Gj. u pranua në Komitetin e Fshehtë që ishte transferuar këtu. Shtëpia e tij u bë qendra e Këshillit Qendror të Komitetit të Fshehtë. Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, Qeveria e Durrësit e emëroi inspektor në Prefekturën e Durrësit. Vdiq në Berat.

(Xh.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjuka Sali


[cite]