GJYKATA NBËRKOMBËTARE E HAGËS


GJYKATA NBËRKOMBËTARE E HAGËS
✤ Një nga gjashtë organet kryesore të OKB dhe organi kryesor gjyqësor i saj. U krijua bashkë me OKB dhe filloi nga puna në prill të vitit 1946. Selia ndodhet në Hagë. Përbëhet nga 15 gjyqtarë të zgjedhur për një afat prej 9 vjetësh. Kompetencat e saj janë gjyqësore dhe këshillimore. Juridiksioni është fakultativ, që do të thotë se konfiiktet midis shteteve mund të bëhen objeki shqyrtimi në Gjykatën Ndërkombëtare vetëm me pëiqimin e shprehur të palëve. Vendimi ëshitë i detyrueshëm dhe merret me shumicë votash. Veprimtaria e saj praktike ka treguar se ajo nuk ka vepruar në përshtatje me qëllimet për të eilat u krijua dhe nuk ka respektuar Kartën e OKB dhe Statutin e saj. Shembull tipik është shqyrtimi prej saj i konfliktit anglo-shqiptar për incidentin e Kanalit të Korfuzit (shih). Vendimi i marrë në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, më 9 prill 1949, ishte krejtësisht i padrejtë. Në kundërshtim me provat e administruara, ai e ngarkonte qeverinë shqiptare me përgjegjësi të pabazuar. Ky proces tregoi se Gjykata Ndërkombëtare nuk mund të shkëputej dot nga praktikat e mëparshme të imponimit të vullnetit të «më të mëdhenjve ndaj më të vegjëlve.

(K.Kr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjykata Nbërkombëtare E Hagës


[cite]