GJYLBEGU NAIM
✤ (1928-1944). Veprimtar i shquar i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Shkodër në një familje me tradita patriotike. Qysh në moshë të re përqafoi idetë komuniste dhe u hodh në veprimtari revolucionare antizogiste e antifashiste. Me krijimin e organizatës së Rinisë Komuniate në ish-qarkun e Shkodrës, u zgjodh anëtar i Komitetit qarkor (1942), ishte një ndër organizatorët e demonstratës së 22 shkurtit (shih). U burgos e u torturua barbarisht. Anëtar i PKSH në maj 1942. Komandant çete në batalionin «Perlat Rexhepi» (1943), u shqua në luftën e Reçit. Veproi si agjitator komunist për propagandimin e Luftës ANÇ dhe demaskimin e reaksionit në zonat Dukagjin, Lezhë, Mirditë. Ra heroikisht në luftë kundër tradhtarëve të vendit në Vig të Mirditës, më 21.8.1944 (shih: Lufta e Vigut).
(F.La.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjylbegu Naim
[cite]