GJYQET E POPULLIT


GJYQET E POPULLIT
✤ Organe të drejtësisë popullore revolucionare gjatë Luftës NÇ, që vepronin në bazë çete partizane. Kishin për detyrë të gjykonin tradhtarët, spiunët, sabotatorët e Luftës ANÇ, si dhe vrasësit, kusarët, plaçkitësit etj. Ato formoheshin për raste konkrete (ad hoc) nën udhëheqjen ‘ e komitetit qarkor ose komitetit krahinor të PKSH të vendit ku vepronte çeta dhe gjykonin me pjesëmarrjen aktive të partizanëve e të masës. Diskutimet drejtoheshin nga trupi gjykues ose nga komisari i çetës. Për kryerjen e detyrave të tyre Gj. e P. ndihmoheshin nga këshillat NÇ. Vendimet jepeshin në bazë të ndërgjegjes juridike të formuar në luftën kundër Dushtuesit dhe armiqve e tradhtarëve të vendit.

(G.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjyqet E Popullit


[cite]