GLAUKIA
✤ Mbret ilir, që rimëkëmbi shtetin ilir te themeluar prej Bardhylit (shih). Sundoi më 325-302 p.e.r. Deri më 325 ishte prijës i taulantëve. Më 335 kishte ndihmuar Klitin (shih) për marrjen e Pelionit. Pas vdekjes së Aleksandrit të Maqedonisë çliroi krahinat rreth liqenit Lihnid, i bashkoi me zotërimet e veta dhe u bë mbret i ilirëve. Ndoqi një politikë kundër maqedonëve dhe u përpoq të dobësonte ndikimin e tyre edhe në Epir. Për këtë u afrua me lidhje martesore me mbretin molos Aiakidin dhe kur ky u rrëzua më 317, mori nën mbrojtje të birin e tij dyvjeçar, Pirron. Nuk pranoi t’ia dorëzonte Pirron mbretit maqedon Kasandrit as kur i premtoi si shpërblim shumën e madhe prej 200 talantesh, as kur ai e kërcënoi me luftë. Në vitet 314-312 G. luftoi me sukses kundër Kasandrit për Apoloninë e Dyrrahun, duke pasur edhe ndihmën e ^orkyrasve. Tre vjet më vonë hyri në Epir, mposhti kundërshtimin e grupit promaqedon të kryesudr nga ungji i Pirros, Alketi dhe vuri në krye të shtetit molos Pirron 12-vjeçar. G. përmendët si mbret ilir deri më 302. Gjatë sundimit të tij shteti ilir u bë e vetmja forcë e rëndësishme në Ballkan që iu kundërvu Maqedonisë dhe ndikoi në ngjarjet kryesore politike të kohës. (F.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Glaukia
[cite]