GLOBALIZMI NË EKONOMI


GLOBALIZMI NË EKONOMI
✤ Metodë mendimi e veprimi e huaj për ekonominë socialiste, që nuk mban parasysh kërkesat e ligjeve e të kategorive ekonomike të socializmit. Shfaqje të G. në E. janë qëndrimet subjektive e liberale që mund të vërehen në procesin e veprimtarisë ekonomiko-shoqërore. G. në E. është pasojë e drejtimit në përgjithësi të proceseve e të dukurive ekonomike, që mbështetet në njohjen empirike, në prakticizmin e ngushtë, në shikimin e vlerësimin e njëanshëm të detyrave gjatë hartimit dhe zbatimit të planit, duke mos i marrë këto si një tërësi treguesish ekonomikë, financiarë e teknikë, të lidhur e në unitet me njëri-tjetrin. Prandaj PPSH ka luftuar vazhdimish kundër shfaqjeve të G. në E. si koncept dhe praktikë e dëmshme për ndërtimin e socializmit.

(M.Ço.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Globalizmi Në Ekonomi


[cite]