
GODULLA E KARAVASTASË
✤ Lagunë e vogël në formim e sipër, me trajtë pothuajse vezake, me sipërfaqe 8.5 ha, që shtrihet ndërmjet grykëderdhjeve të Semanit dhe të Shkumbinit, në P të lagunës së Karavastasë (shih), midis saj e detit Adriatik. Ka filluar të formohet në dhjetëvjeçarin e parë të shek.XX (pasi kishte marrë formë të plotë laguna e Karavastasë) nga dy shigjeta bregdetare të krijuara nga grumbullimi i vazhdueshëm i lëndëve të ngurta të Semanit dhe Shkumbinit.
(N.P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Godulla E Karavastasë
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "GODULLA E KARAVASTASË" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/godulla-e-karavastas%c3%ab